Lajme

Kamioni del nga rruga dhe përmbyset në Kuçovë, bllokohet brenda shoferi

Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në Kuçovë, në vendin e quajtur Kozare. Policia njofton se një kamion ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, duke bllokuar brenda shoferin.

Kuçovë/Informacion paraprak  Sot , rreth orës 20:00, në vendin e quajtur Kozare, Kuçovë shtetasi A.P, duke drejtuar mjetin tip “Kamion”, ka dal nga rruga dhe është përmbysur. Shërbimet e policisë dhe të zjarrfikëses, në vendngjarje po punojnë për nxjerrjen e drejtuesit të mjetit, pasi ka ngelur i bllokuar në mjet. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: