Lajme

Kamioni del nga rruga në Qafë-Thanë, plagoset shoferi, niset me urgjencë drejt spitalit

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme, në aksin rrugor “Librazhd-Qafë Thanë”, në fshatin Pishkash.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se si pasojë e aksidentit një person ka mbetur i plagosur identifikuar si shtetasi me ininciale A.S, 59 vjeç, banues në Elbasan.

59-vjeçari teksa po drejtonte automjetin (kamion) ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Shoferi i cili mbeti i plagosur nga aksidenti ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close