Categories Lajme

Kamioni i “Bana King” me kokainë, Artan Hoxha ngre dyshime: Pse doli skaneri këtë herë?

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje nga sekuestrimi i një sasie prej 119 kg drogë në Vaqarr të Tiranës.

Ai ka sjellë pamjet e skanerit të kontinierit me ngarkesën me banane të kompanisë “Zico-Bana King”, i cili në skaner ka rezultuar i pastër.

Hoxha ka ngritur dyshime në lidhje me skanerin e kamionit , ku tha se ndryshe nga herët e tjera ai kësaj rradhe ka arritur të marrë në dorë pamjet e skenarit lehtësisht.

“E ke të zezë të plotë dhe këtu është një pjesë bosh, pjesa e bardhë është bosh. Çuditërisht herët e kaluara nuk më jepnin skanerat, ndërsa kësaj rradhe mi kanë dhënë qëllimisht.  113 arka mungojnë me banane, policia shqiptare ka kapur vetëm 7 dhe në ato 7 janë gjetur 119 kg hashash. 1925 kg, gati dy ton në 113 arka.  Skaneri tregon që ka probleme brenda, ngarkesa nuk është e plotë. Arkat janë zbritur dhe më pas u gjetën te magazina.Skaneri ka nxjerrë që kamioni nuk ka gjë”, ka thënë ai.

Kujtojmë se Konteineri me ngarkesën me banane të kompanisë “Zico – Bana King”, ishte nisur nga Ekuadori dhe kishte kaluar tranzit në një port në Itali.

Autoritetet ligjzbatuese në vendin fqinj kanë konstatuar mungesën e plumçes (vulës) dhe për këtë arsye kanë ushtruar kontroll dhe kanë konstatuar mungesë të arkave me banane.

Pas këtij konstatimi kanë mbyllur dhe riplumbosur kontenierin duke e shoqëruar me procesverbalin përkatës. Konteineri ka mbërritur në portin e Durrësit për llogari të kompanisë “Zico – Bana King” dhe është zhdoganuar.

Kamioni i firmës i drejtuar nga shoferi Hasan Saliu e ka marrë ngarkesën me banane dhe kokainë dhe ka dalë nga porti, me destinacion magazinat e firmës në periferi të qytetit të Tiranës, në Vaqarr. Rrugës kanë ndodhur dhe shumë peripeci “të çuditshme”, por ato po ndiqen nga Prokuroria e Tiranës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Bie nga biçikleta, ndërron jetë 76-vjeçari

Një person në Korçë ka rënë nga biçikleta dhe ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari

Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari. Në zbatim të masave të përcaktuara…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sekuestrohen pasuri, biznes dhe 97 makina në Shkodër

Me kërkesë të prokurorisë, Gjykata e Shkodrës vendosi sekuestrimin e pasurisë të A.Gjolaj dhe të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë-Video\ Lëvizte i armatosur,arrestohet 34 vjeçari në lagjen “Uji i Ftohtë”

Vlorë/ Në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AMP: Kultivuan bimë narkotike, pranga kryeplakut dhe djalit të tij

Me urdhër të Gjykatës, AMP ka vënë në pranga dy persona. Janë arrestuar kryeplaku i…

LEXO ME SHUME