
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën ‘Kastriotët’, në zonën e njohur si rrethrrotullimi i Treshit në Tiranë.
Drejtuesi i kamionit K.F ka përplasur për vdekje në vijat e bardha këmbësorin Oligert Dikën, 32-vjeç.
I riu ishte një personazh i njohur në rrjetin social ‘Tik-Tok’ si ‘Olsi Polici’, videot e të cilit bëheshin virale, ndërsa vishej me një jelek të policisë rrugore edhe një mbante tabelë në dorë.
Nga sa mësohet dyshohet se Olsi vuante nga probleme të shëndetit mendor
Njoftimi i Policisë:
Më datë 04.04.2023, në rrugën “Kastriotët”, shtetasi K. F., duke drejtuar automjetin tip kamion, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin O. D., 32 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.’- njofton policia.