Një kamion është përplasur me një taksi mëngjesin e kësaj të hëne. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Astirt në Tiranë.
Nga aksidenti nuk ka persona të lënduar. Si pasojë e përplasjes janë krijuar radhë të gjata trafiku. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.