fbpx
Lajme

Kamionisti turk po binte në humnerë, dibranët i shpëtojnë jetën

Policia Rrugore e Dibës në bashkëpunim me disa banorë të zonës, kanë ndihmuar dhe shpëtuar një kamionist turk, që rrezikoi të binte nga ura e Doçit në Kastriot të Dibrës, mbrëmjen e djeshme.

Gjithçka ndodhi nga ora 18:00 deri në orën 23:30. Policia Rrugore dhe tre banorëve të zonës i dhanë ndihmë një shoferi turk,  pasi kamioni i tij doli nga rruga në një urë të ngushtë dhe rrezikonte të binte në humnerë.

Pas organizimit të punës nga Shefi i Trafikut Urban dhe Interurban, punonjës të Policisë Rrugore, të ndihmuar nga banorë të zonës, pavarësisht kohës të ftohtë e rreshjeve të shiut, i dhanë ndihmën e nevojshme dhe e nxorën mjetin.

Policia Rrugore e ka ndihmuar drejtuesin e mjetit deri në qendër të banuar, ku dhe morën masa për ta ndihmuar që të riparonte dëmin e shkaktuar, si dhe i siguruan atij ushqim e mbështetje deri në largimin e tij nga zona e Dibrës.

Shoferi turk gjatë një interviste për një media shprehu falenderime për Policinë Rrugore dhe banorët për ndihmën e dhënë.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button