Lajme

Kanabis në “Land Rover”, arrestohet drejtuesi bashkë me pasagjerin. Shpërndanin drogë në Korçë

Dy persona janë arrestuar nga policia e Korçës ditën e sotme nën akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe mbajtjen e armëve pa leje. Arrestimi i tyre është bërë në një makinë të tipit ‘Land Rover’.

Në pranga ka rënë 21 vjeçari i identifikuar si Neli Demçe i cili u kap duke drejtuar makinën pa leje dhe pas kontrollit iu gjet edhe një sasi kanabisit. Policia arrestoi gjithashtu edhe pasagjerin, Elis Kambo, 36 vjeç i cili dyshohet se i kishte shitur lëndën narkotike të riut.

Pas kontrollit të bërë në banesën e 36 vjeçarit, u gjet një tjetër sasi droge dhe municion luftarak që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close