Categories Lajme

Kanadaja shënon temperatura rekord

Dhjetëra njerëz kanë vdekur në Kanada, në kohën kur ky vend po përballet me një valë të paparë të nxehtësisë. Policia në zonën Vankuver u është përgjigjur më shumë se 130 vdekjeve të papritura që nga e premtja. Shumica e viktimave kanë qenë njerëz të moshuar ose me probleme shëndetësore.

Sipas policisë, nxehtësia besohet se ishte faktor kontribues në vdekjen e 65 personave.

Të martën, Kanadaja ka regjistruar temperaturën më të lartë në historinë e saj: 49.5 gradë Celsius në qytezën Liton. Përpara kësaj jave, temperaturat në këtë vend nuk kanë kaluar 45 gradë Celsius.

“Vankuver nuk ka përjetuar kurrë nxehtësi si kjo dhe, fatkeqësisht, dhjetëra njerëz po vdesin për shkak të saj”, tha rreshteri i policisë, Steve Addison. Me valë të nxehtësisë po përballen edhe disa pjesë të Shteteve të Bashkuara. Të hënën, temperatura në Portllend të Oregonit ka arritur në 46.1 gradë Celsius, ndërsa në Sietëll të Uashingtonit ka shënuar 42.2 gradë. Ekspertët thonë se ndryshimi i klimës pritet të rrisë frekuencën e ngjarjeve ekstreme të motit, të tilla si valët e nxehtësisë./REL

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U gjet i vdekur nën ashensor, zbardhen detajet për vdekjen e biznesmenit shqiptar

Ende vijojnë të jetë të paqarta rrethanat e vdekjes së biznesmenit shqiptar nga Gjilani, Musah…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

FNSH dhe policia aksion ‘blic’ në Vlorë, disa të shoqëruar (Foto)

Forcat e ndërhyrjes së shpejtë së bashku me policinë  zhvilluan një aksion blic në qytetin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shfrytëzonin të miturin për të përfituar para në ”Tik Tok”, Apeli lë në burg nënë e bir

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masat e arrestit me burg për Armando Kumarakun…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jorgo Goro jep dorëheqjen nga qelia si kryebashkiak i Himarës! Zbardhet letra

Jorgo Goro, i cili u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme për shpërdorim detyre,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunoi barbarisht një mace, procedohet i moshuari në Rrogozhinë

eagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës Në lidhje me një video të postuar në…

LEXO ME SHUME