fbpx
Lajme

Kanadezët e vdekur nga rrëzimi i avionit në Teheran, Trudeau: I kompensojmë familjet me nga 25 mijë dollarë, prisja ta bënte Irani

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, bëri me dije se familjet e 63 viktimave do të marrin nga 25 mijë dollarë. Shuma që do të japë kanadeze ësht ëpër t’i ndihmuar familjet për nevojat jetësore.

‘’Ndihma për shërbimet funerale dhe transportimin e trupave do të merret në ditët në vijim. Dua të jem i qartë, prisnim që Irani t’i kompensonte këto familje. Por i kam takuar familjarët. Nuk mund të presin me javë. Duan ndihmë dhe mbështetje tani.

Nuk kemi parë ende se çfarë kompensimi të plotë do të bëjë Irani, por unë dua t’ju siguroj se çdo para që vjen nga Irani për familjet e viktimave do të shkonte direkt tek ata, dhe jo për të rimbursuar qeverinë kanadeze’’- tha Trudeau.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button