Lajme

Kanali i bllokuar po rrezikon dhjetëra familje në Vlorë: Janë çarë muret e banesave, do bëhet ndonjë katastrofë

Dhjetra familje në lagjen “Karabash” të Vlorës rrezikojnë nga rrëshqitja e dherave.

Reshjet e fundit të shiut, kanë dëmtuar muret rrethuese të shtëpive, ndërsa ka edhe nga ato në të cilat ka nisur çarja. “Mua po më bie muri i shtëpisë, ka 14 muaj që më ka rënë muri, kemi njoftuar. Erdhën dhe vunë një pritë atje, një pritë këtu. Jam shumë e friëksuar për banesën se më ka pësuar çarje dhe shtëpia.” Gjithçka vjen për shkak të kanalit, i cili është i bllokuar dhe bën që uji të grumbullohet në një vend. “Po të bjerë një shi më i madh do të bëhet katastrofë. Betonet që kanë rënë atje e kanë bllokuar rrjedhjen e ujit. Ky ujë çfarë do të bëjë? Do të mbytë lagjen.”

Banorët thonë se nuk kanë ku të ankohen, pasi askush nuk i dëgjon. “Ku të ankohesh, te cila qeveri?”

Edhe pse ka kaluar pothuajse një javë nga shembja e disa mureve, dhe inertet kanë rënë në kanal, askush nuk është kujtuar që ta pastrojë atë, ndërsa në rast reshjesh të reja kjo lagje rrezikon seriozisht.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close