Lajme

Kancelarja Merkel mbërrin në Rinas, pritet nga Xhaçka

Kancelarja e Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel mbërriti pak minuta më parë në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, ku u prit nga Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka. “Nder dhe kënaqësi t’i uroja mirëseardhjen Kancelares Gjermane, Angela Merkel, e cila mbërriti në Tiranë për takime të rëndësishme me Kryeministrin Edi Rama dhe liderët e rajonit”, tha Xhaçka, ndërsa postoi foto nga pritja në aeroport.

Në ambientet e aeroportit, ministrja Xhaçka shoqërohej nga ambasadori i Shqipërisë në Gjermani, Artur Kuko dhe ai i Gjermanisë në vendin tonë, Peter Zingraf.

Xhaçka shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Kancelares për integrimin në BE të Ballkanit Perëndimor si dhe për forcimin e bashkëpunimit dhe zhvillimin e rajonit tonë. Në kuadër të vizitës në Tiranë, Kancelarja Merkel do të takohet me Kryeministrin Edi Rama dhe krerë të qeverive të Ballkanit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: