Categories Lajme

Kanceri i gjirit, ambasada amerikane ndriçohet rozë: Mbroni veten, bëni mamografinë!

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë është ndriçuar në rozë mbrëmjen e kaluar për të nderuar muajin Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit.

Në një postim në rrjetet sociale, ambasada thekson se ky është një mesazh për të nënvizuar rëndësinë e edukimit të grave dhe vajzave se si mund të zbulojnë kancerin sa më herët. “Ambasada e Shteteve të Bashkuara është ndriçuar rozë në nder të Muajit të Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, një mesazh për të nënvizuar rëndësinë e edukimit të grave dhe vajzave se si mund të zbulojnë kancerin sa më herët dhe të jetojnë jetë të shëndetshme.

Në Shqipëri, më shumë se 700 gra diagnostikohen me kancerin e gjirit çdo vit dhe një e treta e tyre humbasin jetën. Zbulimi i hershëm bën ndryshim shumë të madh në trajtim dhe mbijetesë. Mbroni veten, bëni mamografinë!” shkruan ambasada.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Nuk jam krenar!”, Rama i kërkon ndjesë publike ish-deputetit të PD Mark Marku për ironinë me emrin e tij gjatë fushatës zgjedhore

Ish deputeti i Partisë Demokratike Mark Marku, shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Mark…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Grabiti katër banesa në Shëngjin, arrestohet 47-vjeçari! Çfarë iu gjet në banesë

Komisariati i Policisë Lezhë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”. Zbardhen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME