Categories Lajme

Kanceri i gjirit, edhe djemtë dhurojnë flokët për gratë

Tetori rozë është muaji i ndërgjegjësimit të kancerit të gjirit dhe padyshim një nga muajt ku zhvillohen aktivitete të rëndësishme përsa i përket mobilizimit për të mbështetur të prekurit nga kjo sëmundje. Të ftuara në ”Rreze Dielli”, aktivistja Sonila Dubare dhe përfaqësuesja e organizatës ”Europa Donna Albania” Donjeta Zeqa, thonë se trajtimi i kësaj sëmundje nis së pari nga vetja, pasi zhytja në pesimizëm vetëm sa e vështirëson fitimin e betejës me kancerin e gjirit.

Sonila Dubare është një nga ata vajza që i është bashkuar kauzës për të dhuruar nismës për dhurimin e flokëve për gratë që vuajnë nga kanceri i gjirit. Prej 3 vitesh ajo përpiqet të ndërgjegjësojë vajzat e tjera që t’i bashkohen kësaj kauze, pasi sipas saj gjërat e vogla që bëhen me dashuri të madhe, kanë një vlerë të veçantë.

”Kam nisur t’i pres flokët për t’i dhuruar para se të dija për nismën e ”Europa Donna Albania” në Shqipëri. Rastësisht rashë në kontakt me Donjetën dhe i dhurova. Parukja ka një vlerë të veçantë për gratë e prekura nga kanceri i gjirit pasi i rrit vetëbesimin. Flokët rriten shumë shpejt është e lehtë për t‘i dhuruar, është e lehtë ti shesësh por janë disa gjëra të vogla, siç thotë Nënë Tereza që bëhen me dashuri të madhe. Edhe nëse nuk dhuroj dot vetë flokë, do nxis edhe vajzat e tjera apo djemtë që të dhurojnë, madje djemtë mund të dhurojnë edhe më lehtë”.

Zeqa tha ndër të tjera se ”Europa Donna Albania”, organizatë e cila punon për të rritur ndërgjegjësimin për kancerit e gjirit dhe për të mobilizuar mbështetjen e grave për të ushtruar më shumë presion për përmirësimin e edukimit lidhur me kancerin e gjirit, do të organizojë një sërë aktivitetesh që nuk kanë të bëjnë vetëm me dhurimin e flokëve por edhe mbledhjen e donacioneve në ndihmë të femrave të prekura nga kanceri i gjirit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vranësira dhe reshje shiu, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Ditën e enjte ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të paqëndrueshmë atmosferike, kryesisht…

LEXO ME SHUME