Kandidati i Bindjes Demokratike për qarkun Vlorë Ardian Kollozi përcolli sot urimin per festen e pashkëve katolike dhe një mësazh mbi ecurinë e fushatës elektorale . Duke folur nga Saranda Kollozi përmendi rëdësinë që ka festa e Pashkëve si fitore e besimit dhe e jetës.
Me tej ai vlerësoi faktin se Bindja Demorkatike do të jetë në zgjedhet e 25 prillit forca që do të bëjë ndryshimin dhe forcë përcaktuese në qeverisje.
Ai ftoi sarandiotet , delvinjotet dhe gjithë votuesit e këtij rajoni të lënë mënjanë mashtrimet e dy forcvave tradicionale politike duke u bërë pjesë e Bindjes Demokratikie si përfaqsuese e vërtetë e vlerave të tyre .