Categories Lajme

Kandidati për president i SHBA, Joe Biden, mesazh për shqiptarët

Kandidati për President i SHBA-ve, Joe Biden ka lëshuar një deklarate përmes së cilës u drejtohet shqiptarëve. Mes tjerash Biden dhe kandidatja për nënpresidente Kamala Harris, deklarojnë se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme. Sipas tyre Trump ka bërë politika të pabalancuara mes Kosovës dhe Serbisë. Në një dokument të shpërndarë nga stafi i tij elektoral thuhet se, Biden është një mik i ngushtë i Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe i komunitetit shqiptaro-amerikan. Si president, ai do të vijojë të mbështesë sigurinë e Shqipërisë, si dhe zhvillimin ekonomik dhe demokratik të Ballkanit. Gjithashtu, Biden është i vetëdijshëm për rolin e luajtur nga NATO dhe kërcënimin rus që i kanoset rajonit.

Biden ka qenë gjithashtu njeriu që mbështeti dhe mbrojti pavarësinë e Republikës së Kosovës, që sipas tij është e pakthyeshme dhe në përputhje me ligjin ndërkombëtar. Ai gjithashtu ka kërkuar drejtësi për krimet e luftës, përfshirë llogaridhënien për personat e zhdukur dhe vazhdimisht i ka bërë presion Presidentit Vuçiç për progres në zbardhjen e vrasjes së vëllezërve Bytyçi. Ndër të tjera, ai i ka bërë presion liderëve të Ballkanit që të luftojnë korrupsionin.

Biden do të forcojë marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuarra dhe Shqipërisë, duke rritur marrëdhëniet në fushën e mbrojtjes, për t’u siguruar që Shqipëria të mbetet një aleate e fortë në NATO, duke zgjeruar marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve, si dhe duke zhvilluar bisedime direkte për të diskutuar përgjegjësinë dypalëshe në rast se idealet demokratike dështojnë.

Nuk do të mungojë as mbështetja për rrugën Europiane të Shqipërisë, që do të thotë se administrata e Biden do të ndihmojë vendin tonë për të implementuar reforma të vështira si sundimi i ligjit, ndëshkimi i korrupsionit dhe ato gjyqësore dhe elektorale, të kërkuara për të avancuar procesin. Biden do të punojë për t’u siguruar që BE t’i mbajë dyert e hapura për Shqipërinë kur ajo të jetë gati për anëtarësim. Në fund, Biden si president i Shteteve të Bashkuara, me ndihmën e partnerëve evropianë, do të ndihmojë në rikuperimin e ekonomive të shkatërruara nga pandemia dhe do të ndërtojë një të ardhme më të sigurt.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 35 vjeçarit

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e djalit 10-vjeçar të zyrtarit të SHISH-it 12 vite më parë, dëshmitarët: E pamë me dy persona….

Emisioni “Në Shënjestër” i është rikthyer historisë së zhdukjes pa gjurmë të 10-vjeçarit Julian Çela…

LEXO ME SHUME