Lajme

Kandidatja e PS Pranvera Resulaj takim në lagjen 28 Nëntori

Në vijim të turit elektoral për zgjedhjet e 25 prillit kandidatja e PS Pranvera Resulaj e shoqëruar nga prefekti i Qarkut Flamur Mamaj është ndalur në lagjen 28 Nëntori. Kandidatja Resulaj është mirëpritur nga banorë të pallateve pranë , ndërsa ishin të shumt pjesëmarrëset gra të zonës.

Duke falenderuar për praninë banorët, kandidatja Resulaj në nisje të fjalës i është referuar transformimeve që ka pësuar Shqipëria dhe Vlora sipas saj , në këto 8 vite .

Në rajonin 3 ,është shprehur kandidatja Resulaj operojnë shumë biznese të vogla ,të cilat prej kohësh janë përfshirë nga lehtësirat fiskale,ndërsa duke kërkuar votën e 25 prillit për PS dhe Edi Ramën ,kandidatja Resulaj garantoi investime në infrastrukturën e brendshme të kësaj lagjeje .

Një grua me integritet,pedagoge dhe administratore e zonja . Kjo është kandidatja e parë në listën e PS të Qarkut Vlorë. Kështu ju është drejtuar banorëve të pranishëm, prefekti Flamur Mamaj në mbyllje të takimit kandidatja Resulaj është përshëndetur me cdo banor të pranishëm,të cilët I konfirmuan mbështetjen për PS dhe Edi Ramën në votimet e 25 prillit .

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: