Categories Lajme

Kandidatja për deputete Grisejda Myslimi merr mbështetjen e dy artistëvë të mirënjohur Kallaku dhe Myrtezaj

Kandidatja e LSI në Qarkun e Vlorës, Grisejda Myslimi ka zhvilluar një bashkëbisedim me të rinj nën shoqërinë e aktorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj. Dy artistët e njohur kanë mbështetur Myslimin për angazhimin në politikë si një e re që duhet të përçojë zërin e të rinjve në Parlamentin e ardhshëm.

“Me të rinj që do përfaqësojnë të rinjtë në Kuvendin e ardhshëm, të promovohen vlerat e të rinjve dhe të krijohen mundësitë të rinjtë realisht të jetojnë në vendin e tyre dhe të punojnë në Shqipëri”, tha aktori Bes Kallaku.
“LRI madje ka qenë e vetmja që i ka dhënë mundësi dhe ka qenë zëri i rinisë”, tha Myrtezaj.

Grisejda Myslimi falënderoi dy artistët për mbështetjen teksa theksoi se për të rinjtë është e vështirë të ecin në Shqipëri dhe se një nga projektet e saj është zhvillimi i potencialeve dhe talenteve të reja.

“Falënderoj Besin dhe Xhensilën që ndodhen këtu sot për të na dhënë mbështetje dhe kurajë në betejën tonë drejt fitores. Besi dhe Xhensila e dinë shumë mirë sesa e vështirë është për të rinjtë që të ecin në Shqipëri dhe kjo është edhe arsyeja pse unë sot jam shumë krenare që ndodhem përkrah dy njerëzve që përtej vështirësive që mund të kenë hasur ia kanë dalë që të kenë sukses. Një nga synimet e mia është që në momentin që të shkoj në Parlamentin e Shqipërisë të vazhdoj projektet e mia me Besin dhe me Xhensilën për zhvillimin e potencialeve dhe talenteve të reja”, tha Myslimi.

Faleminderit Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj për mbështetjen tuaj. Ashtu siç me të drejtë theksuan dy artistët tanë të mirënjohur: Vota për Rininë më 25 Prill është Votë për Shqipërinë.

Projekte të bukura na presin për të rinjtë e Vlorës dhe të gjithë Shqipërisë.

25 Prilli është Dita e Triumfit të Rinisë, që nis nga VLORA e Pavarësisë.

VLORA voton vajzat dhe djemtë e saj, që nesër do të jenë zëri i saj në Parlament dhe shërbyes të popullit në Qeverisje! NE E MBAJMË FJALËN!  VLORA VOTON LSI! VLORA VOTON NUMRIN!  VLORA DO JA BËJË FORA!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kërkoi lejen për betimin si kryetar i Himarës, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Fredi Belerit

U mbajt sot në Gjykatën e Lartë seanca për rekursin e Fredi Belerit, kryetari i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 35 vjeçarit

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim…

LEXO ME SHUME