Categories Lajme

“Kanë ardhur inspektorët për akullore?” Rama batuta në Vlorë: Thirri mendjes, PD-ja si hudhër

Kryeministri Edi Rama inspektoi disa biznese sot në Vlorë për t’u komunikuar vendimin e qeverisë se do të çlirohen nga taksat, tatim fitimi, TVSH-ja dhe vizitat e inspektorëve.

E nisëm me deri në 80 mln, që bëmë një zbritje të fortë, gjysmë për gjysmë të taksës që ishte më parë, se të gjithë e kishin 10%, pastaj e shtrimë në 120 dhe tani e çuam në 140.

Deri te 100 pa taksa pa taksa dhe TVSH, te 140 pa taksa me TVSH. Gjëja më e rëndësishme që duhet thënë është që do të shpëtoni nga kontrolli, inspektim, fatura dhe vetëm do të monitorohen sigurimet shëndetësore dhe shoqërore.

Dhe në fazën e fiskalizimit do të keni atë arkën e llogarive jo për ju, por që ju të mëdhenjtë mos u përdorin si shkarkues” tha Rama. Gjatë bisedave me pronarët e bizneseve nuk munguan edhe batutat për inspektorët dhe Partinë Demokratike.

Biseda me biznesmenin në Vlorë

Edi Rama: Si je, çfarë thonë akulloret?

Biznesmeni: Deri tani na kanë shkuar gjërat mirë

Edi Rama: Kanë ardhur inspektorët të hanë akullore?

Biznesmeni: Për të ngrënë nuk kanë ngrënë, por për të ardhur kanë ardhur

Edi Rama: Tani nuk ka më inspektorë, se gjithë biznesi i vogël nuk do të ketë taksa dhe TVSH dhe inspektorë që të vijnë t’ju nxijnë jetën. Do të monitorohet vetëm paga, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të atyre që ke pas banakut. Do zoti i thërrisni pak mendjes t’ua rrisni pak rrogën.

Biznesmeni: Mendjes i kemi thirrur, nga një kam bërë 3 lokale pas 5 viteve, kemi punë më shumë vendi është bërë shumë më mirë. Unë nuk shikoj ngjyrën PD-PS, por njeriun që punon.

Edi Rama:  PD në Vlorë e kemi si hudhrën që e vendosim aty për të mos marrë mësysh

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Nuk jam krenar!”, Rama i kërkon ndjesë publike ish-deputetit të PD Mark Marku për ironinë me emrin e tij gjatë fushatës zgjedhore

Ish deputeti i Partisë Demokratike Mark Marku, shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Mark…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Grabiti katër banesa në Shëngjin, arrestohet 47-vjeçari! Çfarë iu gjet në banesë

Komisariati i Policisë Lezhë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”. Zbardhen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME