fbpx
Lajme

“Kanë dy orë që shihen në sy, nuk flasin”, Murrizi zbulon prapaskenat në Këshillin Politik

Deputeti Myslim Murrizi ka zbuluar atë që po ndodh në Këshillin Politik, ku sipas tij palët kanë ngecur te hedhja e firmës për të pyetur OHDIR-in lidhur me koalicionet parazgjedhore. Sipas tij, PS është bërë pishman për ndryshimet Kushtetuese, të cilat mund ti kthejë mbrapsht vetëm me firmat e 28 deputetëve dhe 94 vota në Kuvend.

Ndërkohë që Murrizi tha se kishte pyetur përfaqësuesin e OHDIR, sesa firma duheshin që ata të jepnin një mendim për koalicionet, dhe ai ishte përgjigjur se nuk ka nevojë për firmat e të gjithë anëtarëve të Këshillit Politik. “Prej dy orësh aty është diskutuar vetëm 20 minuta, dhe pjesën tjetër rrinë e shohin njëri tjetrin, dhe nuk japin zgjidhje. Mesa shoh janë bërë pishman për ndryshimet kushtetuese, listat e hapura dhe propozimi i kandidatëve janë të sanksionuara në Kushtetutë, dhe nuk e ndërrojnë dot.

Ika dhe iu thashë rrini në ciltërsinë tuaj. E pyeta përfaqësuesin e OHDIR, nëse duhen patjetër 4 firma për të pyetur OHDIR, tha se nuk ka nevojë për të qenë 4 veta në kërkësë, pra rrinë e fyejnë qytetarët për një firmë. Hallet i kemi të veçanta, Gjiknuri do të rrijë në pushtet, Oerdi do të vijë në pushtet, ndaj dhe zihen për koalicionet, unë kam një ëndërr që dua të zgjidhem direkt nga qytetarët. Me këta lloj nuk kam qejf me asnjë të bëj koalicione, nuk kam nevojë të marr garanci për listat, se e kanë të sanksionuar në Kushtetutë.
Për mua le ti drejtohen edhe Kinës, jo më OHDIR-it”, u shpreh Murrizi.

A mendoni se jeni përdorur nga mazhoranca? Murrizi: Asnjë propozim nuk mund të rrëzojë Kushtetutën, nuk na kanë përdorur, e kundërta mund të jetë. Kur ti takosh ata që janë pjesë e listës së Petritit, pyeti nëse do e japin votën. Nuk mund të kalojë Kodi në mënyrë të njëanshme dhe me vota të trafikuara.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button