Categories Lajme

“Kàpà burrin në krevat me tjetrën, i nxora jashtë para komshinjve siç i ka bërë nëna”

E ftuar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, ka qenë Driola një grua 45 vjeç e cila ka rrëfyer historinë e jetës së saj dhe vështirësitë që ka kaluar në jetë. Ajo tregon se u largua nga familja e prindërve pasi nuk pranoi të martohej me një burrë nga fshati, përfundoi në Korçë, pas disa kohësh që punoi në një hotel dhe në duhan, ajo shkoi në Pogradec për punë. Aty u njoh dhe me ish-bashkëshortin e parë ku tregon se në fillim marrdhënia e tyre ishte e mirë, por më pas e kapi në krevat duke e tradhtuar me një femër tjetër.

Mirela Milori: Kur ke njohur njeriun me të cilin ke fëmijën tënd të parë?

Driola: Pasi mbaroi puna tek hoteli, fillova të punoj tek duhani, kishte shumë njerëz, aty punova 6-7 muaj, mbaroi puna, na i dhanë paratë dhe më pas kërkova punë tek hoteli që isha dhe më tha pronari që e ka zëvendësuar me një punëtore tjetër. Nga aty shkova në Pogradec, fillova të pastroja një rrobaqepësi dhe tek burri i rrobaqepëses që kishte një lokal, pastroja gotat.

Driola tregon se kur shkoi tek një lokal për të pirë ujë, njohu një burrë i cili sapo ishte divorcuar, ai ishte 45 vjeç, ndërsa kjo 28. Ai filloi ta ngacmonte dhe pas disa kohësh filluan të bashkëjetonin. Jetuan bashkë 2-3 vite dhe më pas erdhi në jetë djali. Ishte martesë e mirë, burri nuk ishte agresiv, të rrihte, të godiste, ishte njeri i mirë dhe më pëlqeu.

Mirela Milori: Pse u ndatë?

Driola: Kur erdhi nga Greqia ky, unë sa kisha lindur Sidritin. Një ditë më dha një 10 mijë lekëshe dhe më tha ik bli ushqime dhe unë shkoj tek dyqani afër shtëpisë, blej gjëra për të ngrënë dhe kur vij unë nuk ma hapte derën. Në dhomë dëgjoja disa zhurma, i thoja hape derën, im shoq dhe një femër ishin në rrobe. Nuk e di se si e bëri atë gjë, u habita. Kur hyj në dhomë, shqyej derën e kam parë një femër me burrin tim. Aty përdora dhunë me atë femër dhe me burrin, i rraha të dy. U Mblodhën të gjithë komshinjtë u habitën, i nxora siç i ka bërë nëna.

Mirela Milori: Çfarë flet? Ku e gjete gjithë atë fuqi?

Driola: Imagjino e bërë atë femrën nga turinjtë gjithë gjak, kur erdhi policia…

Mirela Milori: Ua gjynah, jo tek ajo.

Driola: Edhe burrit nuk ia lashë kokën mënjanë.

Mirela Milori: Nuk ishte faji i asaj, ishte faji i burrit tënd.

Driola tregon se ndërhyri dhe policia dhe u ndanë. Ai i thoshte se e donte, por kujtonte ato pamje dhe nuk e mendonte kthimin me të. Gjykata ia la djalin Driolës dhe i ati duhet të paguante nga 100 mijë Lekë çdo muaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Eksperti i sigurisë: Ervis Martinaj është gjallë!

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa ka deklaruar këtë të hënë se Ervis Martinaj, i cili…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen detaje nga ngjarja tronditëse në Krujë/ Pasi hodhi foshnjën në lumë, nëna shkoi vetë në komisariat

42 vjeçarja Leta Koçi është paraqitur vetë në komisariatin e Krujës dhe ka deklaruar se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në Krujë, 42-vjeçarja lind në shtëpi dhe hedh foshnjën në ujërat e lumit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë ditës së sotme në fshatin Tapizë të Krujës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Fier, makina përplas biçikletën dhe largohet nga vendngjarja, plagoset një person

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen “ Sheq i Madh” të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Covid-19 mund të jetë prodhuar nga një laborator

Ekziston një studim australian që do të vërtetonte origjinën e virusit që shkakton infeksionin Covid-19,…

LEXO ME SHUME