Categories Lajme

Kapen 11 persona në Tiranë, organizonin lojëra fati në lokal

Vihen në pranga 11 persona në Tiranë, pasi merreshin me lojëra fati, në kundërshtim me ligjin. Mes të arrestuarve është edhe pronari i lakolit ky zhvillohej ky aktivitet. Lokali ndodhet në rrugën “Haxhi Kika” zhvillohej veprimtari kriminale në fushën e lojërave të fatit. Kanë qenë orët e para të mëngjesit të sotëm ato që kapën në flagrancë për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Moskallëzimi i krimit”, të kryera në bashkëpunim

Të arrestuarit janë:

Xh. S., 21 vjeç, K. A., 20 vjeç, H. Ç., 24 vjeç, Sh. G., 38 vjeç, B. Ç., 30 vjeç, D. C., 21 vjeç, A. A., 35 vjeç, të shtatë banues në Tiranë dhe E. Ç., 25 vjeç, S. M., 44 vjeç dhe F. K., 42 vjeç, të tre banues në Fier.

Gjithashtu,  gjatë operacionit  u arrestua në flagrancë edhe pronari i lokalit, shtetasi H. T., 21 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Organizim ose ushtrim i veprimtarive të lojërave të fatit, në kundërshtim me ligjin”, kryer në bashkëpunim. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: një tavolinë e përshtatur për tavolinë pokeri, sasi lekësh dhe eurosh, fisha dhe letra bixhozi, një bllok me shënime për aktivitetin në fushën e lojërave të fatit, një DVR, si dhe telefona që shërbenin për vënien e basteve sportive të palejuara.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kthjellime dhe alternime vranësirash, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Moti parashikohet të jetë i kthjellët deri në orët e pasdites më pas shtim gradual…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME