Lajme

Kapen 70 pako me marijuanë pranë Igumenicës! Arrestohet shoferi shqiptar

Rreth 70 pako me peshë 77 kg e 320 gram marijuanë janë sekuestruar nga policia greke. Ngarkesa me drogë u kap në kufirin greko-shqiptar, pranë Igumenicës.

Droga që nëse do të shitej në treg do të kapte vlerën 190 mijë euro u kap brenda automjetit që drejtohej nga një shqiptar, i cili u arrestua nga policia.

Ai po drejtonte makinën që e kishte marrë në një kompani që jep mjete me qira dhe nuk iu bind urdhrit për të ndaluar dhe kundërshtoi kontrollin. Ky operacion u zhvillua nga policia greke.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close