Categories Lajme

Kapen dy shqiptarët, para në çantën e palestrës

Dy të rinj shqiptarë në zotërim të 800 mijë eurove, të ndara në pako, janë arrestuar nga policia italiane në Rozzano, provinca e Milanos. Arrestimi i dy shqiptarëve, 29 e 19 vjeç, është bërë që të enjten, por njoftimi u dha vetëm sot.

Ata ishin gjurmuar nga agjentët në kuadrin e një hetimi anti-drogë, pasi u vunë re teksa dilnin nga një apartament në Rozzano, i cili survejohej për shkak se dyshohej si bazë logjistike e një bande të t rafikut të d rogës.

Pas ndalimit, të rinjtë nuk ishin në gjendje të justifikonin origjinën e parave, të cilat, sipas agjentëve, mund të jenë pagesë për ndonjë ngarkesë droge që ka kaluar dorë pas dore, ose ndoshta ata mund të jenë ‘llogaritarët’ që merren me mbledhjen dhe shpërndarjen e parave për llogari të bandës. Paratë ishin fshehur në çantën e palestrës nga dy të rinjtë shqiptarë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Nuk jam krenar!”, Rama i kërkon ndjesë publike ish-deputetit të PD Mark Marku për ironinë me emrin e tij gjatë fushatës zgjedhore

Ish deputeti i Partisë Demokratike Mark Marku, shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Mark…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Grabiti katër banesa në Shëngjin, arrestohet 47-vjeçari! Çfarë iu gjet në banesë

Komisariati i Policisë Lezhë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”. Zbardhen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME