Categories Lajme

Kapen dy zyrtarë të bashkisë së Beratit për ngjarjen në park

Drejtori i shërbimeve në Bashkinë e Beratit dhe përgjegjësi i ndriçimit në zonat urbane  janë arrestuar nga policia si përgjegjës për ngjarjen e rëndë të ndodhur në parkun e qytetit të Beratit ku një fëmijë 4 vjeç humbi jetën nga kontakti me rrymën elektrike, duke luajtur në lulishten në pedonalen e qytetit të Beratit.

Specialistët për Hetimin e Kri mit në Komisariatin e Policisë Berat, në përfundim të veprimeve të kryera në lidhje me ngjarjen e ndodhur në lulishten në pedonalen e qytetit Berat, në bashkëpunim me Prokurorinë bënë ndalimin e shtetasve:

P.I., 32 vjeç, me detyrë Drejtor i shërbimeve në Bashkinë e Beratit dhe Ll. H., 61 vjeç me detyrë përgjegjës i ndriçimit në zonat urbane, të dy banues në Berat.

“Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi, shtetasi i mitur me iniciale A. B., 4 vjeç, duke luajtur në lulishten në pedonalen e qytetit të Beratit, ka gjetur vdekjen si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike. “ Po në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit F. T., H. I., E. B. dhe M. K., të katërt me detyrë elektricist pranë Bashkisë Berat. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Shpërdorim Detyre”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po ndërtonin pa leje në plazhin e Gjipesë, arrestohet 52-vjeçari, në kërkim 3 persona

Një 52-vjeçar është vënë në pranga pasi u konstatua se po ndërtonte pa leje në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Shtylla elektrike bie papritur mbi makinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë. Një shtyllë ka rënë mbi një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pas vendimit për t`u larguar nga shtëpia, Romeo bën lëvizjen e papritur

Teksa të gjithë prisnin që Heidi Baci dhe Romeo Veshaj të kalonin momente të bukura…

LEXO ME SHUME