Lajme

Kapen në Londër, tre nga të dyshuarit për vrasjen e Ardian Nikulajt

Edmond Haxhia, i dyshuar si porositës i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj në Lezhë, është ndaluar nga policia në Britaninë e Madhe.

Bashkë me të janë arrestuar edhe dy shtetasit britanikë Stephen Hunt dhe Thomas Mithan të cilët dyshohet se ishin pjesë e grupit që organizoi ekzekutimin mafioz.

Dy shtetasit britanikë dyshohet se ishin vendosur në hotelin në pronësi të Nikulajt dhe informonin “killerin” portugez për lëvizjet e tij.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit Falë bashkëpunimit të ngushtë mes Policisë shqiptare dhe asaj britanike, pas shkëmbimit të informacionit, lokalizohen dhe kapen në Londër, 3 prej autorëve të dyshuar të vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj.

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore dhe kërkimore, për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim për vrasjen e 51-vjeçarit Ardian Nikulaj, falë shkëmbimit të informacionit në kohë, Policia britanike mundi të lokalizojë në Londër, të kapë dhe të vërë në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, 3 prej shtetasve të shpallur në kërkim, konkretisht shtetasit E. H., Th. M. dhe S. H.

Ndërkohë, Policia e Shtetit vijon intensivisht punën, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët për lokalizimin dhe kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close