Lajme

Kapen tre shqiptarë, e kishin kthyer ndërtesën në plantacion dro.ge

Tre shqiptarë janë arrestuar nga karabinierët e stacionit Bossolasco në akuzën e trafikimit dhe prodhimit të paligjshëm të lëndëve narkotike. Në prangat e policisë italiane kanë rënë dy të rinj të moshës 17 vjeç dhe një 40-vjeçar.

Atyre iu gjetën në ndërtesën ngjitur rreth 55 kg marijuanë, të cilat po thaheshin me mjete të posaçme për tu përgatitur më pas për tu shitur.

Plantacioni i marijuanës u sekuestrua në një zonë të pyllëzuar të Komunës së San Benedetto Belbo, në kufirin me Urbazzano Me ndihmën e ushtarëve të Stacionit Cortemilia dhe Policisë lokale të Alta Langa u sekuestruan gjithashtu edhe 126 bimë më shumë se dy metra të larta ende në fazën e rritjes.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button