Categories Lajme

Kapet 47-vjeçari në Morinë, u kap me shtetas të huaj në automjetin taksi tip “Benz”

Një 47-vjeçar është arrestuar në aksin rrugor Kukës-Morinë pasi është kapur me automjetin taksi tip “Benz”, duke transportuar shtetas të huaj. Shtetasi A. H., po transportonte shtetasit e huaj që të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme, të drejtim të Kosovës,  kundrejt fitimit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan  automjeti tip “Benz” , 200 euro si dhe një telefon.

Arrestimi i tij u bë në kuadër të operacionit policor të koduar “Morina”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e “dhënies ndihmë shtetasve për kalim të paligjshëm të kufirit”. Operacioni u zhvillua nga DVP Kukës në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kukës dhe DVKM Kukes. Vijojnë hetimet për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Materialet hetimore do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME