Lajme

Kapet anija e peshkimit me 2 ton kokainë, policia spanjolle arreston katër persona

Një sasi e konsiderueshme kokaine është sekuestruar nga Policia Kombëtare e Spanjës, e cila po transportohej nga një anije  peshkimi që drejtohej nga një shtetas shqiptar.

Sipas mediave spanjolle janë kapur rreth 2000 kilogramë kokainë, e cila po transportohej drejt brigjeve të Galicisë.

Në pranga ranë katër persona që ishin në anije, mes të cilëve një shqiptar, përfaqësues i organizatës që planifikonte të nxirrte ngarkesën në breg dhe kapiten i mjetit lundrues.

Droga, e cila i përket klanit ballkanik, është e njëjtë me 9.5 tonët e kapur në Algeciras. Deri më tani nuk dihen detaje nga aksioni në fjalë si dhe emrat e personave të arrestuar.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close