
Një gomone rreth 15 metra e gjatë, me 1.5 ton marijuanë, që dyshohet se vinte nga Shqipëria, është kapur në bregun Torre Cane në Itali.
Në pranga përfunduan dy të rinj nga Brindizi, rreth të 20-ave dhe të pa punë, të cilët u kapën teksa shkarkonin drogën nga anija.
Dy kontrabandistët u përpoqën t’i shpëtojnë policisë duke u larguar me një një varkë, por të ndodhur mes shkëmbinjve u “mbërthyen” nga autoritetet italiane.
Operacioni zgjati gjatë gjithë natës së djeshme ku u sekuestruan 1.5 ton drogë në 80 paketime plastike.
Sipas mediave italiane kjo është një sasi e jashtëzakonshme, vlera e së cilët po të shitej do të arrinte në 14 mln euro.
Bari Today shkruan se droga kishte si destinacion shitjen në sheshet e qytetit të Barit.