Lajme

Kapet greku në Kapshticë me rreth 13 mijë euro të padeklaruara

Një shtetas grek është kapur me 12.445 euro të padeklaruara në Kapshticë. Mësohet se shtetasi grek S.K, 52 vjeç banues në Gjermani i kishte fshehur sasinë e eurove brenda një çante dore, të cilën e mbante poshtë sediljes së pasagjerit të furgonit që drejtonte.

Njoftimi i policisë Sekuestrohen 12.445 euro të padeklaruara. Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë në bashkëpunim me autoritetet doganore, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara bazuar edhe në analizën e riskut, në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm një mjet tip furgon me drejtues shtetasin grek S. K., 52 vjeç, lindur në Greqi, banues në Gjermani.

Gjatë kontrollit të ushtruar, 52-vjeçarit iu gjetën në çantën e dorës dhe poshtë sediljes së pasagjerit 12.445 euro, të padeklaruara, sasi e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Veprimet e mëtejshme procedurale u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë k riminale”.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: