Categories Lajme

Kapet hajduti i çuditshëm në Durrës, vidhte sisteme të tëra elektrike dhe hidraulike, detajet

Zbardhen disa vjedhje të ndodhura ditët e fundit, në qytetin e Durrësit, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar i kësaj veprimtarie kriminale.

Sekuestrohen veshjet dhe pajisjet që dyshohet se 18-vjeçari i përdorte gjatë vjedhjeve.

Shërbimet e Komisariati i Policisë Durrës, në bashkëpunim me strukturat hetimore dhe operacionale të DVP Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, si dhe bazuar në informacionet e grumbulluara nga denoncimet e adresuara ditët e fundit në Komisariatin e Policisë Durrës, për një shtetas që vidhte pajisje, në zona të ndryshme të qytetit të Durrësit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Seriali 2 ”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-O. H., 18 vjeç, banues në lagjen nr. 16, Durrës, për veprën penale “Vjedhja”, kryer më shumë se një herë. Ky shtetas u arrestua në flagrancë, duke vjedhur biçikletën e shtetasit M. K.

Nga veprimet e para hetimore, sendet e sekuestruara (veshje që ky shtetas i përdorte gjatë vjedhjeve), si dhe bazuar në pamjet filmike të siguruara, u bë e mundur zbardhja e një sërë vjedhjesh, autor i të cilave dyshohet të jetë 18-vjeçari i arrestuar në flagrancë në kuadër të operacionit policor të koduar “Seriali 2”, konkretisht:

٠Më datë 18.06.2022, ka vjedhur një bateri kamioni në ambientet e një subjekti privat;

٠Më datë 14.06.2022, ka vjedhur instalimet elektrike të godinës së një shkolle jopublike;

٠Më datë 13.06.2022, ka vjedhur veglat e punës, në një pallat në rikonstruksion, në lagjen nr. 11, Durrës;

٠Më datë 13.06.2022, ka vjedhur instalimet hidraulike të godinës së një shkolle publike;

٠Më datë 13.06.2022, ka vjedhur instalimet elektike të godinës së një institucioni në rikonstruksion.

Vijon puna, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për zbardhjen dhe dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve të ndodhura më parë, që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kthjellime dhe alternime vranësirash, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Moti parashikohet të jetë i kthjellët deri në orët e pasdites më pas shtim gradual…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME