Lajme

Kapet i shumëkërkuari në Fier, policia i gjen në banesë drogë dhe armë

Renato Bego, 60 vjeç është kapur nga policia në Fier pasi ky i fundit ishte shpallur në kërkim.

Me vendim të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Bego është dënuar me 4 vjet e 11 muaj burgim për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ” Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Operacioni nga ku u kap fillimisht 60-vjeçari u finalizua në vitin 2020. Asokohe, efektivët gjetën në banesën e Begos rreth 100 kg kanabis në proces tharjeje, 165 bimë kanabisi, 1 armë zjarri automatik dhe fishekë luftarak.

Renato Bego iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close