Categories Lajme

Kapet me “Audi”-n plot me euro dhe lekë, procedohet penalisht 39-vjeçari

Një 39-vjeçar është proceduar penalisht nga policia e Fierit pasi gjatë kontrollit në automjet i janë gjetur 21 390 euro, 1 637 000 lekë të rinj dhe 185 dollarë.

Policia bëri sekuestrimin e parave, 1 aparati celular dhe automjetit me të cilin lëvizte ky shtetas. Materialet për rastin u referuan në prokurori, ndërkohë që vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të burimit të të ardhurave të shtetasit K. D., si dhe nëse ky shtetas është i implikuar në veprimtari kriminale.

“Në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e krimit ekonomik, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, u ndalua në qytetin e Fierit, automjeti tip “Audi”, me drejtues shtetasin K. D.

Gjatë kontrollit në këtë automjet, u gjetën 21 390 euro, 1 637 000 lekë të rinj dhe 185 dollarë, për të cilat 39-vjeçari nuk kishte dokumentacion që vërteton burimin e ligjshëm të tyre dhe për të cilat dyshohet se janë përfituar nga aktivitete kriminale.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Fier referuan materialet dhe nisi procedimi penal për shtetasin K. D., 39 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shumat e parave, 1 aparat celular dhe automjeti me të cilin lëvizte ky shtetas.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të burimit të të ardhurave të shtetasit K. D., si dhe nëse ky shtetas është i implikuar në veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Enjte, 18 Prill 2024

Dashi Do të përfshiheni në një debat mjaft të ndezur, i cili rrezikon që të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E TRISHTË! Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme pedagogia

Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme pedagogia e Departamentit të Matematikës në Fakultetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vendimi/ Gjyqi i Safet Gjicit dhe Alma Kaçit: Filmimi u pagua nga Abedin Oruçi

GJKKO ka zbardhur vendimin e arsyetuar që dënoi më 2 vite burg ish-kryebashkiakun e Kukësit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hemofilia, sëmundja që prek meshkujt në Shqipëri

250 pacientë jetojnë me hemofili në Shqipëri. Sëmundja e gjakut që trashëgohet nga nëna, shfaqet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U konfliktuan fizikisht dhe dëmtuan dhomat e zhveshjes pas ndeshjes, procedohen penalisht 4 futbollistët

U konfliktuan fizikisht dhe dëmtuan ambientet e dhomave të zhveshjes, pas përfundimit të ndeshjes së…

LEXO ME SHUME