Lajme

Kapet me lëndë narkotike dhe mijëra euro një shqiptar në Itali

Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia italiane për trafikim dhe posedim të lëndëve narkotike.  Shqiptari, identiteti i të cilit ende nuk bëhet  i ditur vëzhgohej prej kohësh nga policia italiane.

Ata arritën të gjenin rreth 80 kg marijuanë, 10 kg hashash dhe  38. 500  euro të ardhura të  cilat vinin nga aktiviteti ilegal.

Droga u sekuestrua menjëherë ndërsa 26-vjeçari përfundoi në burg. Policia dyshon se droga ishte destinuar për tregun gjatë periudhës festive të Krishtlindjeve.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close