Lajme

Kapet me snajper ish polici/ Iku nga RENEA 6 muaj më parë, dyshime se punonte për grupe kriminale

Ky është 39-vjeçari Remal Rada i cili ka shërbyer për më shumë se 13 vite në repartin special të forcave Renea nga ku u shkëput vetëm disa muaj më parë.

Mbrëmjen e së hënës ish oficeri i policisë së bashku me shokun e tij Elton Hidhi, i dënuar më parë për vjedhje, u vunë në pranga pasi u kapën duke lëvizur në kryeqytet me një arsenal armësh.

Në rrugë operative policia mori informacion se në zonën e Saukut tek rrethrrotullimi i Sanatoriumit brenda një mjeti po qarkullonin persona të armatosur.

Forcat e Komisariarit nr.1 dhe ato Shqiponja ushtruan kontroll në mjetin e ish oficerit të Reneas, ku zbuluan një armë zjarri snajper, targa të huaja, një mjet identifikimi ai ato të Policisë dhe një pult për hapjen dhe mbylljen e targave të mjetit.

Në vijim të kontrollit, në banesat e të arrestuarve, u gjetën një armë zjarri pistoletë, dy palë dylbi dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

Materialet e sekuestruara se bashku me aparatet celulare të të arrestuarve u dërguan në laboratorin shkencor për t’u analizuar. Ish oficeri dhe miku i tij nuk kanë folur para uniformave blu mbi arsyen pse dispononin armë zjarri dhe pajisje të tjera.

Policia ka dyshime se ish oficeri mund të jetë i përfshirë në grupe kriminale duke kryer vepra penale me pagesë.

Zbërthimi i celularit të tij por edhe analizimi i gjithA provave mund t’i japë dritë jeshile thellimit të hetimit dhe zbulimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm./TCH

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close