Categories Lajme

Kapet mjeku popullor ‘Burdushi’, në shtëpi i gjendet edhe municion

Autoritetet e kosovare kanë vënë në pranga mjekun popullor, i cili pretendon që shëron magjinë, xhindët, e probleme të ndryshme mes çifteve dhe jo vetëm, ndërsa është vetëquajtur Burdushi.

Policia e Prizrenit ka arrestuar Hysri Peqanin, mjekun popullor të njohur me emrin Burdushi. Lajmin për arrestimin e Burdushit e ka konfirmuar prokurori i rastit Petrit Kryeziu, për mediet kosovare.

Sipas tij Peqani është i dyshuar për veprat penale shmangie tatimi dhe mashtrim. “Gjatë bastisjes janë gjetur armë dhe municion dhe po ashtu janë sekuestruar dëshmi tjera materiale që duhen për hetime të mëtutjeshme”, tha Kryeziu për KosovaPress.

Peqani me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë. Ditë më parë Prokuroria e Prizrenit ka ngritur aktakuzë ndaj Peqanit për veprën penale mashtrim.

Sipas Prokurorisë ai kishte marr nga një person 2 mijë euro për shërimin nga depresioni. Burdushi në një emision televiziv në T7 ka thënë se ka materiale të cilat po të publikoheshin do të ndodhte “tërmet”.

Mjeku popullor, Hysni Peqani, i njohur si Burdushi, është arrestuar nga Policia e Kosovës, pas bastisjes që ka kryer Policia në shtëpinë e tij sot gjatë ditës.

Aty Policia ka gjetur armë, plumba, para, CD, telefona mobilë dhe vula.

Se në shtëpinë e Burdushit është kryer bastisje e ka konfirmuar për media edhe prokurori Petrit Kryeziu. Ai tha se momentalisht ndodhen në shtëpinë e Burdushit por përveç konfirmimit se ka filluar bastisja nuk mund të japin më shume detaje.
“Na jemi këtu sapo kemi fillu bastisjen”, tha Kryeziu.

Para pak ditësh Prokuroria Themelore e Prizrenit ka ngritur aktakuzë ndaj Peqanit për mashtrim të një klienti të tij, të cilit, sipas aktakuzës, ia ka marrë 2 mijë euro.

Burdushi të mërkurën ka qenë i ftuar në emisionin Frontal, ku ka folur rreth rastit për të cilin po akuzohet. Ai ka thënë se ka material që nëse publikohet “bëhet tërmet”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Ngjarja e rëndë: 29-vjeçarja nga Lushnja rreh vjehrrin

Një 29-vjeçare nga Lushnja ka dhunuar fizikisht vjehrrin e saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje/ U dënua për aksidentin tragjik me 5 të vdekur, përfiton nga amnistia Rexhina Celhaka! Lot e përqafime me të atin te dera e burgut

Bedri Celhaka mundi ta përqafonte për herë të parë pas 3 vjetësh jashtë hekurave, vajzën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hajdutët shënjestrojnë makinat, tre raste në pak ditë në një fshat në Klos

Banorët e fshatrave të Xibrit në Bashkinë e Klosit po ndjehen të pasigurtë çdo ditë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ “Ndihmë-ndihmë” – Maja hyn në banesë duke thyer derën, por ia merr ulërimave nga ballkoni pa e prekur njeri, ish bashkëshorti filmon gjithë skenën: Largohu!

Pas lajmit se këngëtarja e muzikës popullore “Maya” ishte dhunuar nga bashkëshorti i saj nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Amnistia penale/ Drejtori i IEVP Vlorë jep lajmin: Mund të përfitojnë dhe të tjerë të dënuar në ditët në vijim

Edmond Leka, drejtor i IEVP Vlorë, thotë se në ditët e ardhshme mund të ketë…

LEXO ME SHUME