Categories Lajme

Kapet nga Policia/ Kishte 11,000 euro në xhep, por preferoi të vidhte një palë sandale 40 euro

Një person u kap duke grabitur një palë sandale me vlerë 40 euro, edhe pse në xhep kishte më shumë se 11 000 mijë të tilla, shkruan today.it. Kjo ngjarje ndodhi në qytetin italian të Piaçenczas, ku një grua shtatzënë hyri në një dyqan këpucësh në qendrën tregtare ”Gotico”, mori një palë sandale dhe i futi në çantën e saj, pastaj kaloi në barrierën antivjedhje, por u ndalua nga një roje sigurie.

Megjithëse e reja i shtyu ata në një përpjekje të ngathët për të shpëtuar, ajo u bllokua dhe iu dorëzua oficerëve të policisë, të cilët ndërkohë ishin lajmëruar. Gruaja u dërgua në stacionin e policisë ku u kontrollua. Në xhepin e saj policët gjetën 6 355 euro, ndërsa në çantë kishte edhe 4655 të tjera. Jo vetëm kaq, por gjithashtu kishte veshur bizhuteri ari dhe gurësh të çmuar, të gjitha ndoshta nëpërmjet vjedhjes. Autorja e vjedhjes u raportua për grabitje dhe vjedhje sendesh me vlerë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME