Lajme

Kapet një 24-vjeçar në Fier, iu gjetë armë në makinë

Vazhdojnë kontrollet për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike.

Skuadra “Shigjetat” në Fier njoftoi se ka goditur një rast të armëmbajtjes pa leje duke arrestuar Alban Urlateanu, 24 vjeç, banues në Patos. Sipas burimeve nga policia i riu ishte martuar me një shtetase rumune dhe kishte marrë mbiemrin e saj.

Gjatë kontrollit në automjetin e tij ‘Benz’, iu gjetën 2 pistoleta, 2 krehëra dhe 2 fishekë. Por, gjithashtu, nga kontrolli në banesën e tij në Patos, i është gjetur një sasi kanabisi. Policia njoftoi se kontrollet do të vijojnë në gjithë Qarkun e Fierit.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button