Categories Lajme

Kapet personi që qëlloi ish-kryetarin e komunës Kotë

Policia ka arritur të vërë në pranga autorin e dyshuar të vrasjes së ish-kryetarit të Komunës Kotë të Selenicës, Fatmir Hodo.

Lajmi për arrestimin e tij është dhënë nga policia, e cila shprehet se në arrestimin e tij kanë marrë pjesë një numër i madh efektivësh, pasi autori ishte i armatosur.

Autori është identifikuar si A.D, rreth 43 vjeç, nga fshati Gumenicë dhe është në ndjekje nga policia. Autori e ka qelluar me armë gjahu çifte. Burime bëjnë me dije se vrasja ka ndodhur për konflikt pronash.

Burime  bëjnë me dije se autori ka qenë duke pirë kafe jashtë lokalit. Është futur brenda dhe ka debatuar me viktimën, më pas kanë dalë të dy jashtë dhe autori e ka qëlluar dy herë.

Fatmir Hodo, ish-kryetar i komunës Kotë, administrator i kësaj njësie, është rreth 64 vjeç dhe është i Partisë Demokratike. Hodo ishte në krye të njësisë administrative Kotë është që nga viti 2015.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Iku nga shtëpia dhe nuk u kthye më”, burri “ngre në këmbë” policinë: Më gjeni gruan!

Një 43-vjeçar ka shkuar në Komisariatin e Policisë së Durrësit, ku ka kallëzuar zhdukjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Genc Tafilaj pyetet në SPAK: Spiuni i Bajrave, Aleks Ndreka na takoi me Dor Dulin në varimin e Indrit Rrajës

Plani për vrasjen e Dorian Dulit, Blerti Cafit, Gëzim Cafit dhe Genci Tafilit, pas ceremonisë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të rinjtë hedhin mobilie nga kati i pestë i pallatit, Balla: Turp! (VIDEO)

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka publikuar pamjet ku duket se si dy të rinj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim ndërkombëtar për drogë, vihet në pranga 59-vjeçari italian

Policia Kufitare Durrës ka arrestuar një shtetas italian, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashikimi i motit për sot, Vranësira dhe reshje shiu të herëpashershme

Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme falë ndikimit…

LEXO ME SHUME