Lajme

Kapet peshkaqeni i madh në Durrës, peshon 650 kg, ka një gjatësi prej 6,5 metrash

Peshkaqeni u kap nga anija “Gerardo”, në një thellësi prej 155 metrash nën ujë. Kapet nje peshkaqen i madh ne thellesi te Adriatikut, perballe grykederdhjes se lumit Buna. Peshkaqeni eshte kapur nga peshkataret dursake me anijen Gerardo.

“Pasi ngritem tratat me vinç pamë peshkaqenin qe po tentonte të shqyente rrjeten. Me kujdesin me te madh e hodhem në guverte kete përbindesh deti. Pasi e ngritem në vinç konstatuam se ishte rreth 6.5 m i gjate dhe me pas se peshonte rreth 650 kg”. Kete tha kapiteni Kapllan Rama për rastin ne fjalë. Kapiteni Kapllan Rama deklaron se peshkaqeni ishte me peshe 650 kg, me gjatesi rreth 6.5 metra.

Ai u kap ne thellesine 155 metra uje. Ishim duke peshkuar ne drejtim te grykederdhjes se Bunes rreth 13 milje ne largesi nga bregu. Kur thellesi matesi tregonte rreth 155 m uje thellesi, e kuptuam se kishte rene shpejtesia e anijes dhe se kishte rene dicka e madhe ne rrjetat tona. Pasi anijet e medha gjuajne me trata fundore dhe ajo merr cfare t’i dale perpara.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: