Lajme

Kapi të renë me probleme mendore, 56-vjeçari: E pranoj aktin, nuk jam babai i fëmijës

Eduard Bushi e ka pranuar përd hunimin e 28-vjeçares me probleme të shëndetit m endor një vit më parë, por ka mohuar që të jetë babai i fëmijës. 56-vjeçari u dënua ditën e sotme me 8 vite burg për veprën penale “marrëdhënie s eks uale me persona të pazotë për t’u mbrojtur.”

Gjatë seancës gjyqësore mësohet se pasi pranoi përdhunimin ai ka kërkuar edhe falje, i penduar. Megjithatë, atësinë e fëmijës nuk e pranon, pasi sipas tij, me të renë kanë abuzuar seksualisht edhe persona të tjerë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur një vit më parë në fshatin Ardenicë të Lushnjës. 56-vjeçari përd hunoi komshien e tij, një 28-vjeçare e cila vuan nga p robleme të shëndetit mendor dhe për pasojë ajo ka mbetur edhe shtatzënë.

Bushi u arrestua në qershor të 2020 ndërsa fëmija që lindi nga përd hunimi është në jetimore pasi, nëna nuk ka mundësi ta mbajë vetë për shkak të gjendjes shëndetësore. 56-vjeçari u arrestua pas një denoncimi të bërë nga familjarët e së resë. Vëllai i saj njoftoi policinë, pasi pa që në trupin e së motrës po ndodhin ndryshime. Ajo vetë nuk ishte në gjendje të tregonte se çfarë i kishte ndodhur.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: