Categories Lajme

Kapja e 5 kg heroinë, zbulohet plani i detajuar i trafikantëve

Gati 10 mijë euro do të paguante i riu nga kryeqyteti për 5 kg heroinë, që do ta blinte nga një grup kriminal me aktivitet në Durrës.  Pas mbajtjes në përgjim, Policia e Durrësit në bashkëpunim me Forcat e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit ndërhynë për finalizimin e operacionit “Vollga”, pranë rreth-rrotullimit të Saukut në rrugën Tiranë-Elbasan.

Në kushtet e flagrancës u vunë tre persona, ndërsa një i katërt u arrestua disa orë më vonë. Efektivët ndërhynë në momentin që dy të rinjtë nga Durrësi do të dorëzonin një sasi prej 5 kg heroinë dhe në këmbim do të merrnin një shumë prej gati 10 mijë eurosh.

Policia e Durrësit është treguar e rezervuar në dhënien e detajeve mbi këtë operacion, për faktin se çështja është ende në hetim dhe pritet të ketë të tjerë persona të arrestuar. Tre të arrestuarit udhëtonin me automjete të ndryshme dhe kishin lënë si pikë takimi një zonë pranë një qendre tregtare.

Të rinjtë kishin organizuar gjithçka në mënyrë perfekte. Ata nuk do të bënin asnjë shkëmbim droge dhe parash që mund të diktohej, por vetëm do të ndërronin automjetet pasi të kishin ndaluar për disa minuta për mbylljen e “pazarit”. Nga burime të grupit hetimor mësohet se bëhet fjalë për një rrjet kriminal të mirëstrukturuar, të cilët kanë bashkëpunëtorë në rrethe të tjera të vendit.

Sipas Policisë, të arrestuarit janë banorë të Durrësit dhe kryeqytetit, të cilët po tentonin të fusnin në kryeqytet drogën e fortë, që më pas do ta shpërndanin te persona të tjerë, ku këta të fundit e tregtojnë në sasi të vogla në tregun e kryeqytetit. Burime nga sektori i Antidrogës në Durrës bëjnë të ditur se grupi kriminal ishte mbajtur nën vëzhgim prej disa muajsh dhe janë siguruar në rrugë operative.

Përveç tre të arrestuarve, në kushtet e flagrancës është prangosur dhe një person i katërt, i dyshuar si pjesë e rrjetit të trafikut të drogës. Ndërkohë, hetuesit po përpiqen të zbulojnë origjinën e heroinës (si përfundoi në duart e personave të arrestuar), pasi tashmë është e qartë që ajo do blihej nga njëri prej të arrestuarve, që është banor i kryeqytetit.

Paratë e sekuestruara iu gjetën pikërisht personit nga kryeqyteti, i cili do të blinte drogën. Sipas hetuesve, ai do të jepte vetëm një pjesë të parave, ndërsa pjesën tjetër mendohet se ta shlyente më pas, kur të kishte shitur një pjesë të saj te shpërndarësit në kryeqytet. “Në kuadër të këtij operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës dhe Forca e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas: B.D., A.T, dhe N.M. U ekzekutua gjithashtu, urdhri i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për ndalimin e shtetasit A.R.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në PSH, pas ndjekjes dhe mbajtjes nën vëzhgim, kapën në flagrancë në Tiranë 3 shtetasit me rreth 5 kg të dyshuar heroinë, si dhe sasi monetare, 3 automjete e disa telefona”, bën të ditur Policia./Panorama

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Ngjarja e rëndë: 29-vjeçarja nga Lushnja rreh vjehrrin

Një 29-vjeçare nga Lushnja ka dhunuar fizikisht vjehrrin e saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje/ U dënua për aksidentin tragjik me 5 të vdekur, përfiton nga amnistia Rexhina Celhaka! Lot e përqafime me të atin te dera e burgut

Bedri Celhaka mundi ta përqafonte për herë të parë pas 3 vjetësh jashtë hekurave, vajzën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hajdutët shënjestrojnë makinat, tre raste në pak ditë në një fshat në Klos

Banorët e fshatrave të Xibrit në Bashkinë e Klosit po ndjehen të pasigurtë çdo ditë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ “Ndihmë-ndihmë” – Maja hyn në banesë duke thyer derën, por ia merr ulërimave nga ballkoni pa e prekur njeri, ish bashkëshorti filmon gjithë skenën: Largohu!

Pas lajmit se këngëtarja e muzikës popullore “Maya” ishte dhunuar nga bashkëshorti i saj nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Amnistia penale/ Drejtori i IEVP Vlorë jep lajmin: Mund të përfitojnë dhe të tjerë të dënuar në ditët në vijim

Edmond Leka, drejtor i IEVP Vlorë, thotë se në ditët e ardhshme mund të ketë…

LEXO ME SHUME