Categories Lajme

Karburantet, gazi dhe masat e sigurisë, ISHTI ndëshkoi 84 subjekte në 2019

Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial mbylli vitin 2019 me 84 masa administrative ndaj subjekteve të ndryshëm që në total i korrespondojnë një vlerë prej 26 milionë lekësh. Në muajin dhjetor ISHTI uli dozën e ndëshkimeve teksa ka marrë masa vetëm ndaj një subjekti për shkak të mungesës së dokumentacionit tekniko-ligjor me një vlerë 150 mijë lekë. Më herët në nëntor numri i subjekteve të penalizuara ishte 9 ku edhe në këtë rast arsyeja kryesore kishte të bënte me mungesën e dokumentacionit të nevojshëm tekniko-ligjor për të ushtruar aktivitetin. Po kështu nuk kanë munguar masat përsëritëse ndaj subjekteve që nga kontrollet e mëparshme u ishin lënë detyra për rinovimin e dokumenteve specifike.

Më herët gjatë vitit 2019 qeveria njoftoi nisjen e një aksioni specifik kryesisht në fushën e hidrokarbureve ku në fokus u vunë rafineri, pikat e tregtimit me shumicë dhe pakicë të karburanteve. Kjo erdhi në funksion të uljes së informalitetit ku u nënvizua se do të kontrolloheshin të gjithë elementët e tregut përfshirë pikat e pakicës për kolaudimin e pompave.

Por ISHTI u ndal gjatë 2019 edhe në  disa pika të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike janë vënë në fokus të kontrolleve dhe ndaj tyre është marrë masë administrative kjo e nxitur nga disa aksidente me pasojë të rëndë. Të tjerë janë qenë subjekte private në fushën e hotelerisë apo restorante të cilëve u është gjetur në përdorim rezervuar gazi por për të cilin nuk disponoheshin dokumentet që sanksionon kuadri ligjor. Ky aksion me fokus enët nën presion zë vend zakonisht përgjatë verës në bregdet por nuk përjashton edhe aksionet përgjatë gjithë vitit dhe në gjithë vendin./Monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME