Categories Lajme

Kardiologu tregon rastet e operimit të personave të prekur në Shqipëri

I ftuar në studion e emisionit ‘Kjo Javë’, shefi i kardiologjisë në QSUT, Edvin Prifti, foli mbi situatën e epidemisë nga koronavirusi në vend, si edhe shifrat në rritje të të prekurve. Prifti tha se vendi është larg modelit italian të epidemisë, por vuri theksin në ndërgjegjësimin e popullatës, për të cilën u shpreh se është shumë i nevojshëm në këtë betejë.

“Janë shifra më të larta se gjatë karantinës. Por ky ishte edhe qëllimi real i karantinës, pra karantina nuk ishte për të izoluar virusin. Ajo shërbente për të ngadalësuar kontaminimin e popullatës në mënyrë që ti jepte mundësi strukturave shëndetësore që të ngrinin kapacitetet e tyre në mënyrë që lufta ndja kësaj pandemie të bëhej me armët e duhura. Duke patur parasysh infrastrukturën, dijet, njerëzi e duhur, profesionistët. I përket një absurditeti shkencor për ata që e kanë menduar që pas karantinës ne nuk do kishim raste.” -u shpreh Prifti, ndërsa sa i takon shifrave të deritanishme, ai tha se Shqipëria është shumë larg modelit Italian. Edvin Prifi pohoi se çuditërisht virusi ka dalë nga linjat e mjekësisë klasike. Ai theksoi se kanë pasur raste të pacientëve me koronavirus që i ka operuar.

“Në duhet të kuptojmë një gjë, me të mirat e të këqijat që ka vendi ynë, ne disponojmë vetëm një qendër universitare. Është i vetmi vend ku trajtohen shumica e sëmundjeve, është qendra e vetme terciare e avangardës dhe është normale që një qendër e tillë për sa kohë qëndron e hapur, dhe do qëndrojë e hapur për sa kohë ne nuk e kemi luksin e vendeve të tjera evropiane si Britania, që jo më larg se dy tillë më parë u mbyll një spital për shkak të rasteve të paraqitura, në QSUT vijojmë punën sepse një spital me 1400 shtretër me 3500 punonjës me hyrje dalje të domosdoshme për të trajtuar sëmundje të tjera vdekje prurëse është normale të kemi raste të kontaminimeve.”,- tha Prifti ndërsa foli mbi rastin më të fundit, të konstatuar në shërbimin e kardiokirugjisë.

“Rasti më i fundit është një paciente e cila u transferua nga kardiologjia në kushtet e urgjencës, u diagnostikua me një sëmundje të rëndë të valvulave të zemrës dhe u operua nga ekipi ynë, operacioni shkoi mirë. Nuk kishte asnjë shenjë, por pati një situatë temperature dhe në këto kushte ne kërkuam tamponin, i cili doli pozitiv. Pacientja transferohet në sëmundjet infektive, aktualisht është mirë. Nëse do ketë nevojë për shërbim kirurgjikal ne do shkojmë të mbrojtur dhe ajo do marrë shërbimin.

Por nuk është rasti i vetëm, jo më larg se një muaj më parë kemi patur një paciente tjetër e cila u diagnostikua e kontaminuar, u morën masat u izolua para interventit, kaloi në infektiv kaloi fazat, sot ka dalë negative dhe kemi programuar intervention e saj në një kohë sa më të shpejtë. Nuk duhet të marrë kjo cështja e të qenit pozitiv si një çështje që duhet të mbyllen shërbimet, absolutisht. Ne duhet të bashkëjetojmë dhe ta luftojmë këtë sëmundje por duke patur parasysh që spitalet duhet të jenë funksionale duke respektuar masat, duke izoluar që kontaminimi të reduktohet maksimalisht.’-theksoi Prifti, ndërsa foli për një tjetër karakteristikë të re të hasur me Covid-19.

“Çuditërisht COVID-19 ka dalë nga linjat e mjekësisë klasike të post paster, që një sëmundje infektive bën batërdinë në ata që kanë imunitetin më të ulët. Në fakt ka të dhëna që grupe të caktuara pacientësh, që shkencërisht kanë imunitet më të ulët, nuk na rezulton të kenë vdekshmëri më të lartë në nivel botëror.

Ky do kërkoj disa studime, por kemi një vdekshmëri jo më të lartë se normalja te pacientët me AIDS, tek fëmijët e vegjël te toksikodipendentët, te pacientët me hepatit, etj dhe këto janë elementë të reflektuara në studimet e fundit, dhe shkencëtarët janë duke u munduar të gjejnë në shpjegim logjik dhe pse jemi shkëputur pak nga mjekësia klasike.”, pohoi ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Mesazhet mashtruese në telefon/ Oferta joshëse pune, që vetëm ju “grijnë” paratë

Subjekti që prezantohet me emrin Pulse Glide LTD, në fund të mesazhit të dërgon një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga mësuese frengjishtje në stjuardesë, vlonjatja punon për familjen mbretërore arabe: Kam shëtitur në 32 shtete

Geralda Kocirai është vajza nga Vlora, e cila ka një histori shumë frymëzuese. Ajo ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E kishin kthyer banesën në “shtëpi bari”, arrestohet 23-vjeçari, shpallet në kërkim një tjetër

Një 23-vjeçar ka rënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi kishin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sot heshtje zgjedhore, nesër qytetarët në Maqedoninë e Veriut zgjedhin presidentin

Në Maqedoninë e Veriut zhvillohen të mërkurën zgjedhje presidenciale. Votuesit në zgjedhjet e së mërkurës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Një burrë më preku nga mbrapa dhe…”, Xhunga tregon ngjarjen e rëndë në autobus dhe ka një mesazh

Gazetarja Rudina Xhunga, e ftuar në “Albana Osmani Show”, rrëfeu një histori që i ka…

LEXO ME SHUME