Tradita i shërben të ardhmes! Turizmi më i kërkuar sot është atje ku vendet ofrojnë dhe respektojnë të shkuarën, këtë mund ta bëjë vetëm tradita.
Karnavalet e Nartës, festë që ka përkuar me Pashkën Ortodokse, bëjnë bashkë vendas dhe turistë duke e shndërruar fshatin në tre ditë feste që janë ruajtur të pandryshuara nga pikëpamja folklorike e kulinare.
Nga qendra historike e Vlorës, nesër, festa do të zhvendoset në Nartë! Gëzuar!