fbpx
Lajme

Kartëmonedhat e dëmtuara/ Rastet kur nuk këmbehen në sportel

Klienti duhet të paraqitet në sportelet e bankave të nivelit të dytë ku mund të dorëzojë dhe konvertojnë kartëmonedhat dhe monedhat e dëmtuara.

Banka e Shqipërisë informon se, në rastet kur kartëmonedhat kanë dëmtime të lehta (shënime, njolla, vrima apo grisje të lehta), ato këmbehen direkt në sportel kundrejt vlerës nominale. Por kur kartëmonedhave iu mungojnë pjesë, apo elemente sigurie dhe bankat tregtare kanë dyshim për autenticitetin e tyre, ato nuk këmbehen direkt në sportel, por dërgohen pranë Bankës së Shqipërisë për t’u kryer ekspertiza të mëtejshme.

Në këtë rast, klienti bashkë me fondet e dëmtuara duhet të paraqesë një kërkesë me shkrim për këmbimin.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, kur kartëmonedhat e paraqitura për këmbim janë të njollosura me bojë, të ndotura, të përmbytura, të djegura apo të dëmtuara në mbi 50% të sipërfaqes së tyre, klienti, përveç kërkesës me shkrim, plotëson dhe një deklaratë që shpjegon burimin e dëmtimit dhe i bashkëngjit çdo dokument tjetër shtesë të lëshuar nga organet kompetente, ose nga organet e pushtetit vendor, ku përcaktohet burimi dhe rrethanat e dëmtimit të tyre.

Për secilin nga rastet e mësipërme, bankat e nivelit të dytë dërgojnë në Bankën e Shqipërisë kartëmonedhat e dëmtuara së bashku me kërkesën dhe dokumentet shtesë, jo më vonë se 10 ditë pune nga data e plotësimit të kërkesës së klientit.

Banka e Shqipërisë përcakton sasinë e kartëmonedhave/monedhave që përmbushin kriteret për këmbim dhe kalon vlerën nominale të tyre në llogarinë e bankës tregtare. Banka tregtare e kompenson klientin qe ka dorëzuar kartëmonedhat/monedhat e dëmtuara.

Banka e Shqipërisë mund të refuzojë këmbimin e kartëmonedhave dhe monedhave metalike të dëmtuara, në rastet kur ka dijeni, ose ka arsye të mjaftueshme për të besuar se: Kartëmonedhat dhe monedhat metalike të paraqitura për këmbim janë dëmtuar qëllimisht (janë kartëmonedha ose monedha të formuara nga bashkimi i dy ose më shumë pjesëve nga kartëmonedha ose monedha të ndryshme). Në këtë rastet, kartëmonedhat /monedhat do të konfiskohen pa kompensim.

Kartëmonedhat dhe monedhat metalike të paraqitura për këmbim janë përfituar duke kryer një vepër penale.

Banka e Shqipërisë do t’i kualifikojë ato si të vlefshme për këmbim vetëm nëse pas verifikimit me autoritetet kompetente përcaktohet se burimi i kartëmonedhave të paraqitura është i ligjshëm. /e.xh/

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button