Categories Lajme

KAS vendos të hapë 24 kuti në Berat

KAS pranoi kërkesën e LSI, për të hapur 24 kuti të materialeve zgjedhore në qarkun e Beratit. Mësohet se KAS do të shqyrtojë nga të dhënat e materialeve zgjedhore të këtyre 24 kutive përputhshmërinë e listave të zgjedhjeve, identifikimin elektronik të tyre.

Po ashtu, KAS rrëzoi kërkesën e PD-së, e cila kërkonte që të merreshin informacionet shtesë për provat shtesë nga institucionet shëndetësore dhe organet ligjzbatues, si SPAK dhe Prokuroria, për të vërtetuar sipas demokratëve shkeljet zgjedhore.

Me kërkesën e dy anëtarëve të KAS, Braho dhe Çefa, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve do të administrojë dhe kryqëzimin e të dhënave nga pajisja PEI, identifikimi elektronik. Mbledhja e radhës, ku do të hapen kutitë e votimit, pritet të zhvillohet ditën e hënën, në orën 10:00.

LSI pretendon për shkelje të ligjit dhe se përmes hapjes së këtyre kutive do të sigurojë prova të mjaftueshme të cilat mund t’i japin asaj mandatin e parë në qarkun e Beratit, duke ia hequr PS-së. Bëhet fjalë specifikisht për mandatin e Blendi Klosit, duke i kaluar Ardit Çelës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME