Categories Lajme

Kategoritë që lejohet të dalin gjatë fundjavës, masat per zonat e gjelbra dhe ato te kuqe

Kjo fundjavë do të jetë me të njëjtat rregulla si e kaluara në zonat e kuqe do të kenë liridalje pensionistët dhe prindërit me fëmijë deri në 14-vjeç. Pensionistët lejohen të dalin lirisht deri në orën 10:00. Ndërsa të gjithë të tjerët do të qëndrojnë në shtëpi përgjatë kësaj fashe orare.

Prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç do të lejohen të dalin lirisht nga ora 11:00 deri në orën 17:30. Sot do të qëndrojnë hapur vetëm ushqimoret dhe farmacitë deri në orën 17:30. Ditën e dielë të gjitha bizneset do të qëndrojnë mbyllur. Ndërsa ndalohet qarkullimi i automjeteve private.

Këto masa janë vetëm për zonat e kuqe, që janë 6 bashki; Tiranë, Durrës, Shkodër, Kurbin, Krujë dhe Fier, të cilat kanë dhe numrin më të lartë të të infektuarve me Civid-19. Pjesa tjetër e vendit, pra bashkitë e gjelbra do të funksionojnë sipas rregullave të reja. Në këto bashki lejohet lëvizja deri në 21:00, ndërkohë që nga e hëna nuk do të ketë më fasha orari në zonat e gjelbra.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 35 vjeçarit

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e djalit 10-vjeçar të zyrtarit të SHISH-it 12 vite më parë, dëshmitarët: E pamë me dy persona….

Emisioni “Në Shënjestër” i është rikthyer historisë së zhdukjes pa gjurmë të 10-vjeçarit Julian Çela…

LEXO ME SHUME