Një grua në Angli po përjeton një dramë. Mësohet se 4 fëmijët e familjes, Tyler, Zeah, Marley e Zinayah, 11, 7, 6 e 2-vjeç, janë zhdukur. Policia dyshon se fëmijët janë me babanë e tyre, Zion Jackman, dhe me gjyshen, ndërkohë nëna e tyre nuk është në dijeni.
“Është absolutisht jetike që ta sigurojmë mirëqenien e këtyre fëmijëve të vegjël. Nëse i keni para ata që nga zhdukja ose nëse e dini vendndodhjen e tyre të tanishme, është urgjente që të paraqiteni dhe t’i tregoni ekipit tim hetues. Do ta inkurajoja secilin person që dëshiron të paraqitet në mënyrë anonime të bëjë një gjë të tillë. Mund t’ju siguroj që të gjitha informatat e ofruara do të analizohen menjëherë.
Prioriteti im kyç është garantimi i sigurisë së fëmijëve. Veprime të fuqishme do të ndërmerren, nëse mësojmë për ndonjë person që qëllimisht po e asiston ose po e lehtëson zhdukjen e tyre të vazhdueshme”, tha zyrtari policor./express