Lajme

Katër të vdekur, zbardhen detaje nga aksidenti në Kosovë

Detaje nga aksidenti ku humben jeten katër persona në aksin Ferizaj – Shtime në Kosovë.

Në këtë aksident sipas policisë janë përfshirë tre automjete rrugore me targa vendore.Vdekja e katër personave është konfirmuar nga mjekët në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 19:15 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në aksin rrugor Ferizaj -Shtime, në hyrje  të Shtimes, ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë tri automjete të udhëtarëve, vetura me targa vendore.

Si pasojë e këtij askidenti, 4 persona kanë humbur jetën, vdekja e të cilëve është konfirmuar nga mjekët në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar zëdhënësi i Policisë në Ferizaj.

Ekipe të Emergjencave janë në vendin e ngjarjes dhe po ashtu Njësia e Hetimeve të Komunikacionit Rrugor ka nisur hetimet.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close